Tension mes klubeve

Futboll

Tension mes klubeve

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:59
Gabri Veiga

Gabri Veiga shënoi 11 gola sezonin e shkuar në La Liga me Celta Vigon duke qenë një fenomen i padiskutueshëm.

Forma e mirë bëri që për 21-vjeçarin të kishte interes nga shumë klube, por Napoli u duk më afër shërbimeve të talentit spanjoll. Megjithatë, situata raportohet se ka ndryshuar, e ndonëse ishte arritur një marrëveshje paraprake mes kampionëve të Italisë dhe lojtarit, bisedimet mes klubeve nuk kanë shkuar mirë dhe ka patur tension, çka ka vënë në pikëpyetje kalimin e Veiga tek Napoli.

Nga kjo situatë janë të gatshme të përfitojën klube si Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, të cilat mund të bëjnë një ofertë që të ndryshojë kursin e këtij transferimi.

Napoli u tregua më i shpejtë dhe arriti akordin për shifrën e 31 milionë eurove, por mbetet për t’u parë nëse tensioni mes klubeve ka shkuar deri në pikën që të anulojë këtë transferim.

Napoli kishte përcaktuar dhe testet mjekësore, por lojtari spanjoll nuk ka udhëtuar drejt Italisë, duke vënë në pikëpyetje këtë transferim. Veiga pritet që të largohet dhe në dy javët e para ka luajtur vetëm 17 minuta në sfidën ndaj Osasunës, por një situatë e tillë ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e 21-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat