Efikasitet në Superligën U21 të Kosovës

Futboll

Efikasitet në Superligën U21 të Kosovës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga një ndeshje

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në Superligën U21 në Kosovë.

Ka qenë një javë shumë interesante ku nga pesë duelet e zhvilluara janë shënuar 20 gola.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit ’74 ka prodhuar më së shumti gola, ku vendasit kanë triumfuar me rezultat 4-2.

Llapi para adhuruesve të vet është treguar shumë i fortë ndaj Dukagjinit të Klinës duke fituar 4-0.

Ndërkohë tre duelet e tjera fitoret i kanë marrë skuadrat mysafire.

Drita triumfoi me rezultat të pastër 0-2 në Prizren përballë Lirisë, derisa Prishtina arkëtoi pikët e plota në Gjilan pas triumfit 1-3.

Fitore në udhëtim ka marrë edhe Fushë Kosova që ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-3.

Drita dhe Prishtina kryesojnë me nga gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa pa pikë janë Gjilani, Dukagjini dhe Feronikeli ’74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat