Egnatia pret në Rrogozhinë skuadrën e Skënderbeut, formacionet

Futboll

Egnatia pret në Rrogozhinë skuadrën e Skënderbeut, formacionet

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:27
Pamje nga një ndeshje

Egnatia pret në Rrogozhinë skuadrën e Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores. Dy skuadrat do të synojnë që ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme, për të rritur më tepër moralin në këtë fillim kampionati.

Rrogozhinasit vijnë si skuadra që fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e fundit dhe debutoi në Europë, teksa Skënderbeu arriti të shpallej kampion në Kategorinë e Parë duke u ngjitur pas një viti mungesë.

Sa i përket rreshtimeve, Tetova që tashmë e ka grupin të konfirmuar edhe nga Europa, nuk ka preferuar të bëjë surpriza ndërkohë që nga ana tjetër, te korçarët ka debutime të shumta duke nisur që nga porta.

FORMACIONET:

EGNATIA: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica
Trajner: Ivan Gvozdenovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat