Shoku i skuadrës së Ronaldos e mohon largimin nga skuadra

Futboll

Shoku i skuadrës së Ronaldos e mohon largimin nga skuadra

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:42
Al-Nassr

Shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos, Anderson Talisca, i është kundërpërgjigjur lajmeve që thonin se ai pritet të largohet nga Al Nassr

Mediat raportuan që Al-Nassr mund të ia shkëputë brazilianite kontratën pas disa kufizimeve për numrin e futbollistëve të huaj që lejohen për të luajtur në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Edhe pse Talisca ka impresionuar me 20 gola nga 23 paraqitje në sezonin e kaluar, si dhe ka formuar një partneritet të mire me Ronaldon, ka pasur shumë pyetje për të ardhmen e tij pasi që Al Nassr transferoi Sadio Manen nga Bayern Munchen.

Derisa vetëm pesë futbollist jo aziatik lejohen për çdo skuadër të luajnë në Ligën e Kamoionëve të këtij kontinenti, ka raporte që Talisca mund të sakrifikohet pasi që këto vende do të zihen nga Ronaldo, Mane, Seko, Fofana, Alex Telles ose Marcelo Brozovic. Megjithatë, sulmuesi ka folur për të ardhmen e tij dhe I ka hedhur poshtë këto pretendime që ai po largohet nga Al Nassr.

“Tifozët e Al Nassr, ju që e dashuroni këtë klub, ndaloni së mbështeturi lajmet e rreme.

Kam rinovuar kontratë me klubin dhe nuk kam për synim largimin për shkak se nuk ka asnjë arsye. Numrat nuk gënjejnë.

Jam i lumtur këtë, nuk dëshiroj të shkoj askund tjetër.

Kam histori të mrekullueshme me këtë klub. Kur erdha këtu, kalova në të gjitha vështirësitë që po kalonte klubi, mos e harroni këtë.

Nuk po shkoj askund.

Nuk kam për qëllim që të largohem, jam I lumtur në këtë vend me familjen time! Ne do të jemi së bashku! Ju dua! Le të fokusohemi në mbështetjen e skuadrës në stadium, kjo ka më së shumti rëndësi”, ka shkruar ai.

Talisca tregoi vlerat e tij në ndeshjen e play-offit të skuadrës së tij kundër skuadrës nga Emiratetm Shabab Al-Ahli, ku ai shënoi dy gola dhe e dërgoi Al-Nassr në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Talisca pritet që të luajë sonte (e marte” me Al – Nassr kundër Al Shabab në ndeshje kjo e Pro Ligës së Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat