Ylli i Tiranës drejt Stambollit

Futboll

Ylli i Tiranës drejt Stambollit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:55
Florent Hasani

Në sfidën me dinamon, Florent Hasani shënoi një gol me penallti, ndërsa fitoi edhe një 11 metërsh.

Për lojtarin, me shumë mundësi këto janë ditët e fundit si bardheblu. Dihet që futbollisti është në prag largimi nga Tirana, pasi ka oferta nga jashtë vendit.

Më saktë nga Turqia. Burime të gazetës bëjnë me dije se lojtari do të zbarkojë në një nga ekipet e Stambollit.

Klubi po mbahet i fshehtë, por lojtari zor se mbyll 31 gushtin në Shqipëri.

Sezonin e shkuar Hasani ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, duke shënuar 19 gola në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Futbollisti nëse largohet lë një gropë të madhe në sulm, pasi duhen golat e tij që sezonin e shkuar çuan ekipin në majën e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat