Cikalleshi: Duhet të japim maksimumin për historinë, kemi nevojë për mbështetje

Futboll

Cikalleshi: Duhet të japim maksimumin për historinë, kemi nevojë për mbështetje

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 12:22
Cikalleshi

Sokol Cikalleshi doli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Çekisë, duke u shprehur besimplotë që skuadra jonë do të marrë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet kualifikuese.

“Euro 2016? Mendoj se ky grumbullim është ndër më të rëndësishmit në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet fokus dhe angazhim. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse kam përjetuar një Europian nëse do të shkoj sërish, ka tjetër kuptim.

Të gjithë lojtarët që e kanë arritur në 2016, duhet të bëjnë më shumë jashtë fushe për të pasur angazhim maksimal.

Sulmuesit e kanë nisur me gola. Për të pasur sukses duhet të punojnë të gjithë repartet edhe pse janë pak ditë. Do të bëjmë maksimumin qenë fushën e lojës, si sulmuesit ashtu edhe të tjerët të japin më të mirën për të arritur fitoren në këto dy ndeshke sepse vetëm duke bërë kështu, mund të marrim fitore.

Klubi dhe Kombëtarja? Ndihem mirë në Turqi sepse është viti i 8 dhe është më e lehtë për mua sepse e kuptoj ligën dhe kampionatin. Punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Nuk dua të ngutem.

E kam nisur mirë por duhet vazhdimësi dhe është më e vështirë. Duhet të punoj më shumë edhe në Kombëtare dhe duke u marrë me detajet, mund të bëj diferencën. Duhet të punoj çdo ditë dhe jo të kënaqem.

Këto dy ndeshje janë decizive dhe normal duam të marrim 3 pikë dhe të kthehemi të gëzuar. Çekia është shumë e mirë dhe ka eksperiencë në Europë. Angazhimi dhe fokusi duhet të jetë maksimal.

Në grumbullimin që shkoi, bëmë detyrat e shtëpisë dhe nuk duhet të kënaqemi.

Këtë javë dalin burrat në shesh.

Kemi nevojë për mbështetjen e medias dhe tifozëve sepse duke qenë bashkë, ia arrijmë kësaj ëndrre. Është një ekip që do të vuajmë por jemi gati sepse kemi shënuar, kemi luajtur dhe mbrojtësit kanë minuta. Jemi në moment shumë të mirë por ndeshja do të kalojë dhe më shumë mundësi i jap angazhimit dhe ju siguroj se do të jetë.

Goli ndaj Çekisë në miqësore? Shumë mirë të jetë e vërtetë. Nëse do të shënoja sërish, do të ishte kënaqësi e veçantë. Ka qenë miqësore dhe nuk dua të mbetem atje. Të dyja skuadrave ju kam shënuar por do të preferoja që nëse unë ose ndonjë tjetër të shënojmë gjysmë goli, të merrnim 3 pikë.

Janë 3-4 ditë deri te ndeshja e parë por lojtarin e bën klubi dhe stërvitja që bën çdo ditë.

Të gjithë janë të gatshëm dhe pse kemi pak ditë, filozofinë e kemi marrë dhe e kemi kuptuar. Kemi një stil loje që po e aplikojmë.

Edhe pse janë pak ditë, kemi kohë për atë që kërkon trajneri dhe duhet ta aplikojmë në fushë.

Ne nuk jemi Kombëtare që arrijmë në Botëror ose Europian çdo 2 vite por tani kemi mundësi të realizojmë ëndrrën. Kemi arritur vetëm 1 herë dhe kemi mundësi për të arritur për herë të dytë.

Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet dhe unë nuk dua të flas për ëndrrën për t’u kualifikuar sepse mund të hapë punë edhe ndeshja me Ishujt Faroe por duke pasur një objektiv të qartë, duhet të mendojmë vetëm Çekinë dhe për të marrë 3 pikët. Nëse nuk i arrijmë, duhet të mos dalim të humbur”, tha Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat