Musliu: Nuk kemi frikë nga Italia

Futboll

Musliu: Nuk kemi frikë nga Italia

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:56
Musliu

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (9 shtator) dhe Maltës (12 shtator).

Mbrojtësi Visar Musliu ka folur për pritshmëritë e tij nga ndeshja me kampionin e Evropës, Italinë.

“Dëshirojmë të bëjmë paraqitje më të mira, ndryshe nga ndeshjet e fundit.

Duhet të jemi në një nivel të lartë si taktikisht ashtu edhe fizikisht. Italia sigurisht që ka një plan loje, ashtu edhe ne.

Frika normal nuk ekziston, nuk po luajmë për herë të parë kundër kampionit të Evropës.

Duelët kundër Ukrainës dhe Anglisë duhet të harrohen, ndeshja me Ukrainën dhemb më shumë se ajo në Angli, por kjo tashmë është e kaluar. Ne duhet të shohim përpara”, ka deklaruar Visar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat