Presidenti i Benficës zbulon se si Di Maria iu bashkua klubit

Futboll

Presidenti i Benficës zbulon se si Di Maria iu bashkua klubit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:25
Di Maria

Presidenti i Benficës, Rui Costa, ka zbuluar se si Angel di Maria i është bashkuar klubit.

Costa tha se Di Maria nuk donte të dinte sa do të ishte rroga e tij, duke theksuar se ai nuk kërkoi as edhe një euro tjetër.

“Paga e Di Marías nuk kalon kufirin e pagës, ai erdhi pa asnjë bonus nënshkrimi”.

“Ai nuk donte të dinte se sa do të ishte rroga e tij, ai nuk kërkoi as një euro tjetër. Më tha: “Dua shumë të luaj për Benficën për çdo euro që do të më japësh”, u shpreh Costa.

Kujtojmë se sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e Benficës gjatë periudhës 2007-2010. Di Maria u rikthye te skuadra portugeze duke u larguar nga Juventusi.

Deri më tani, 35-vjeçari është paraqitur në katër ndeshje duke realizuar tri gola dhe dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat