Shqipëria provon fatin me fanellat e reja, zbulohen numrat e lojtarëve

Futboll

Shqipëria provon fatin me fanellat e reja, zbulohen numrat e lojtarëve

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:32
Shqipëria provon fatin me fanellat e reja

Shqipëria do të luajë në Çeki një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë, teksa për herë të parë në këto eliminatore, skuadra jonë kombëtare do të luajë me uniformat e bardha.

Skuadra çeke do të jetë me të kuqe dhe blu, duke bërë që Shqipëria të përdorë për herë të parë të bardhën.

Sakaq, FSHF ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes dhe në sy bie mungesa e Odise Roshit, i cili është lënë në tribunë dhe numrin 21 e merr Asllani.

Të pandryshuar mbeten numrat e shumë lojtarëve që tashmë luajnë prej kohësh në Kombëtare, ndërkohë që Muja do të mbajë numrin 22 dhe Daku numrin 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat