Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, të shtunën miqësore në Zvicër

Futboll

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, të shtunën miqësore në Zvicër

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:12
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës pauzën e kampionatit do ta plotësojë me ndeshjen miqësore me FC Wil në Zvicër.

Pas dy ditëve të lira, skuadra kuqezi është kthyer në seancat stërvitore duke vazhduar me punë intensive. Pauzën ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese e kemi pritur si lider të renditjes pas 6-të xhirove të para me efekt 4 fitore dhe një barazim (ndeshja e xhiros së dytë me Strugën është shtyrë për datën 4 tetor).

Stafi teknik me lojtarët në stërvitje krahas me aspektin fizik dhe tekniko taktik, akcent i vendosin punës së finalizimit të aksioneve dhe menjaninit të gabimeve që kemi pasur në ndeshjet paraprake.

Pauza erdhi në moment të mirë në aspekt të rikuperimit të disa lojtarëve (Qaka, Rexhepi, Shala, Ramadani), që ankohen në lëndime.

Ndërkohë duke qenë të lirë në fundjavë nga detyrat në kampionat shkaku i pauzës ndërkombëtare, e njejta do të plotësohet nga kuqezinjtë me ndeshje miqësore. Ekspedita e Shkëndijës të premten udhëton drejt Zvicrës, ku të shtunën (09.09.2023) nga ora 19:00 në “Lidl Arena” zhvillohet miqësorja me FC Wil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat