Mediumi i njohur zviceran, me një shkrim interesant për Prizrenin dhe Lirinë 

Futboll

Mediumi i njohur zviceran, me një shkrim interesant për Prizrenin dhe Lirinë 

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:41
Redon Arifi

Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka bërë një reportazh interesante për Prizrenin përkatësisht klubin e futbollit Liria e Prizrenit dhe ka biseduar me futbollistin e talentuar Redon Arifi.

“Prizreni, një orë me makinë larg nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe qyteti i dytë më i madh i Kosovës, ka shumë bukuri.

Qyteti i vjetër është më kalldërma dhe i pyllëzuar, ka shumë kafiteri mbi lum. 

Image

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Jo shumë larg qendrës ndodhet stadiumi ‘Përparim Thaçi’, ku skuadra e parë e KF Lirisë së Prizrenit po stërvitet pasditen e së enjtes vonë.

Ndërsa kombëtarja e Kosovës është një forcë në rritje në futbollin evropian, liga vuan nga problemet e infrastrukturës dhe me një reputacion të dobët. 

Të paktën rezultatet e mira të KF Ballkanit, që u kualifikua për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, hodhën pak dritë mbi këtë ligë. 

Po kështu edhe paraqitjet e Dritës, klubit tjetër të madh të vendit, i cili u përball me Feyenoordin vitin e kaluar dhe Viktoria Plzen këtë sezon”, shkruan mediumi i zviceran.

“KF Liria Prizreni nuk mund të krahasohet me dy skuadrat kryesore pasi sapo janë ngjitur në Superligë.

Një ligë me dhjetë ekipe në të cilën secili ekip luan katër herë me rivalët e tij - i njëjti format si Superliga e Zvicrës deri vonë. “Ballkani dhe Drita janë mbi të gjithë të tjerët”, thotë futbollisti i Lirisë Redon Arifi për “Blick”. 

Qendërmbrojtësi i KF Liria është 19 vjeç dhe një nga premtuesit më të mëdhenj të klubit.

 “Më vjen mirë që erdhët për të raportuar për futbollin e Kosovës. 

Infrastruktura është ende e dobët, por ka ndryshuar shumë për të mirë”, thotë ai, duke treguar terrenin me bari artificial që shërben si fusha kryesore dhe prej të cilit vetëm një tribunë është e mbuluar ndërsa presin edhe të dytën.

 “Stadiumi ynë është i mirë. Mund të strehojë rreth 8000 spektatorë.

Problemi ynë nuk është stadiumi, por sa është i mbushur. 

Nuk jemi të vetmit që luajmë këtu”.

Gjysma e klubeve luajnë në terren artificial, të tjerët në terren natyror, thotë Arifi. 

Ai e njeh Zvicrën, pasi ka kaluar tre muaj në një test me ekipin U21 të FC Luzern. 

Lojtari i Kombëtares U19 shpreson për mundësi të tjera. Ai ëndërron më shumë. “Liverpool është ëndrra ime.

Nuk jam ende aty, por po luftoj çdo ditë për t'u përmirësuar.

Unë jam i gjatë, i fortë, i mirë në ajër dhe kam një top të gjatë të mirë”. 

Talentet po përcillen në Kosovë.

“Shumë skautë po shikojnë nëpër Kosovë. Nëse performoj mirë, do të marr oferta”, tha Arifi.

Në javët e fundit ai ka folur shpesh me ish-lojtarin e Grasshoppersit, Mergim Bajrami, për Zvicrën dhe kampionatin e tyre. Arifi tregon edhe j detaj “E di që futbollistët në Zvicër duhet të punojnë vetëm jashtë futbollit nga liga e tretë më e lartë e tutje, Liga e Promovimit”.

Në Kosovë realiteti është ndryshe. “Këtu mund të fitoni 500 euro në muaj, madje deri në 1000 euro. Ballkani dhe Drita paguajnë më shumë sepse përfitojnë nga bonuset europiane”.

A ka kaluar Kosova tashmë fqinjët e saj?

Klubet e tjera nuk mund të vazhdojnë.

Por ata përpiqen ta kompensojnë këtë duke paguar strehimin dhe ushqimin për lojtarët. “Askush nuk mund të ankohet dhe të gjithë janë të lirë të punojnë me kohë të pjesshme”, thotë Arifi. Paratë nuk janë të rëndësishme për të për momentin, ai thotë: "Unë jam i ri dhe dua të përmirësohem.

Prindërit e mi më ndihmojnë shumë dhe kështu mund të përqendrohem 100 për qind në futboll pa menduar për paratë”.

Ai është i sigurt se paratë do të vijnë automatikisht më vonë nëse përformon mirë.

Bajram Shala, menaxher i kombëtares së Kosovës dhe njohës i futbollit vendor, konfirmon rritjen e cilësisë së ligës.

Duke pasur parasysh kushtet, stadiumet e këqija, fushat e këqija, cilësia e futbollit të Kosovës është në fakt shumë e mirë, thotë ai. “Po bëjmë progres në koeficientin e UEFA-s.

Nuk kam frikë të them se liga jonë tashmë është më konkurruese se ajo e vendeve fqinje si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Dhe ne nuk jemi larg nga Sllovenia, edhe pse liga jonë është vetëm shtatë vjeçe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat