Havertz akuzon tifozët gjermanë

Futboll

Havertz akuzon tifozët gjermanë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:44
Havertz

Kai Havertz ka thumbuar tifozët gjermanë në prononcimin e fundit. Lojtari i Arsenalit në Premier League, autor i 37 ndeshjeve dhe 13 golave me katër herë kampionët e botës, foli për mediet përpara miqësoreve ndaj Japonisë dhe Francës.

“Përpara nisjes së Botërorit Katar 2022, ne nuk kishim aq shumë mbështetje nga tifozët tanë. Sigurisht që arsyet janë të ndryshme, kishte arsye të tjera.

Por nga pikëpamja futbollistike nuk kishim mbështetjen e duhur. Ne ishim me të vërtetë vetëm…

Kur pamë mbështetjen që kishin Kombëtaret e tjera nga tifozët e tyre, aty e ndjeva se neve na mungonte disi tifozllëku i gjermanëve”, u shpreh 24-vjeçari.

Kombëtarja e drejtuar nga Hansi Flick, dështoi keq në Kupën e Botës së fundit, duke mos arritur të kalojë fazën e grupeve. Me Spanjë dhe Japoninë që u kualifikuan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat