Rashica: Komod përkrah Muriqit, të fitojmë në Rumani

Futboll

Rashica: Komod përkrah Muriqit, të fitojmë në Rumani

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:40
Rashica - majtas

Milot Rashica analizoi barazimin 2-2 mes Kosovës dhe Zvicrës ku theksoi se objektivi tashmë është fitorja në Rumani.

“Të gjithë e dinim rëndësinë e ndeshjes. Besoj se ishte performancë shumë e mirë, kishim mundësi të shënonim edhe në pjesën e parë. Por luajtëm përballë kundërshtarit më të mirë në grup, dhamë maksimumin.

Taktika? U fokusuam pak më shumë në mbrojtje. Provuam kundërsulmet dhe t’u mbyllnim mesfushën. Ia dolëm dhe shënuam gola.

Muriqi? E preferoj të luaj këtë pozicion, sidomos kur ke një sulmues të fuqishëm si Vedati, i cili fiton duelet.

Rumania? E dimë rëndësinë e asaj ndeshjeje. Do të shkojmë për fitore atje. Duhet të fitonim sot, por edhe barazimi ishte shtysë. “, u shpreh sulmuesi i Besiktasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat