Shqiptari në garë me Lewandowskin dhe talentin e Realit

Futboll

Shqiptari në garë me Lewandowskin dhe talentin e Realit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:02
Bajrami në veprim

Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Kombëtares shqiptare në sfidën me Çekinë me supergolin e realizuar në minutën e 66’.

Goli i Bajramit ka marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila e ka nominuar për të fituar “Goli i Raundit”.

Në garë me mesfushorin shqiptar janë edhe Sandro Volfinger i Lihtenshtainit, Robert Levandovski i Polonisë dhe Aurelo Tçuameni i Francës.

Kjo është hera e tretë radhazi që një gol i Shqipërisë nominohet për golin më të bukur të raundit, pas realizimeve fantastike të Asanit me Moldavinë dhe Asllanit me Ishujt Faroe, ku të dyja dolën fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat