Rikthehet Kategoria Superiore

Futboll

Rikthehet Kategoria Superiore

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

4 skuadra zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.

Egnatia do të presë Erzenin në orën 16:00, teksa do të kërkojë të përsërisë të njëjtin sukses si ndaj Kukësit ndeshjen e shkuar. Nga ana tjetër, shijakasit duan 3 pikët e para, pas dy barazimeve.

Në orën 19:00, Dinamo do të përballet me Kukësin në “Elbasan Arena”.

Të dyja ekipet duan fitoren e parë në këtë sezon duke qenë se nuk kanë marrë asnjë pikë. Më favoritë në këtë duel vijnë “blutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat