Si e gjykon ish-presidenti veprimin e tij?

Futboll

Si e gjykon ish-presidenti veprimin e tij?

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:34
Rubiales

Intervistuesi i tij tha se kjo mund të mbetet si puthja më e famshme në histori.

Kuptohet, në aspektin negativ.

Ky intervistues ishte gazetari dhe drejtuesi i njohur televiziv britanik,

Pirs Morgan, që pati në studion e tij atë që është tashmë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubialesin.

Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të reagimit të ashpër në vendin e tij dhe në të gjithë botën, pasi ai puthi futbollisten Xheni Hermoso pas fitores së Kupës së Botës për femra nga ana e Spanjës.

Si e gjykon ish-presidenti veprimin e tij?

“Unë bëra një gabim dhe kjo është e dukshme. Unë kërkova falje, por në atë moment unë po ndihesha sikur të isha një lojtar i ekipit. Gjithsesi, unë jam presidenti i Federatës, dhe presidenti i Federatës nuk duhet të sillet ashtu”

Gjithsesi, Rubiales thotë se puthja ishte diçka jo vetëm e pafajshme dhe normale në Spanjë, por edhe e mirëkuptuar.

“Ishte një veprim i dyanshëm. Ajo erdhi drejt meje shumë e lumtur dhe më ngriti në ajër.

Vazhdoi një bisedë e shpejtë, ishim që të dy të emocionuar.

Unë i dhashë një puthje të shkurtër, por e pyeta nëse mund ta bëja. Ajo po qeshte. Nuk i shkaktova asaj asgjë të keqe, nuk pati përmbajtje seksuale, as agresion.

Asgjë të tillë.

Puthja ndaj Xhenit ishte si një e tillë që mund t’u jepja vajzave të mia.

Kjo ndodh mes miqve dhe familjarëve, është shumë e përhapur. Ishte një moment gëzimi dhe lumturie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat