Muçi shënon dhe shmang humbjen e Legias

Futboll

Muçi shënon dhe shmang humbjen e Legias

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:32
Muçi

Ernest Muçi konfirmohet protagonist te Legia e Varshavës, teksa mbrëmjen e së shtunës ka gjetur një tjetër gol, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij në transfertën ndaj Piast Gliwice.

Legia luajti me 10 futbollistë që prej minutës së 42-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë e pa veten në disavantazh, çka e komplikoi edhe më shumë takimin.

Megjithatë për të vendosur baraspeshën mendoi sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 69’. Duke ruajtur pathyeshmërinë e Legias në kampionatin polak.

Nuk mungoi as një shfryrje me të shara në shqip nga ana e sulmuesit në momentin e festës së golit, teksa nuk dihet se për cilat ishin ato ‘përshëndetje’.

Ky ishte goli i pestë sezonal në të gjithë kompeticionet për 22-vjeçarin. Me Legian që pas 6 ndeshjesh mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, por edhe me dy ndeshje më pak se skuadra kryesuese.

Muçi u grumbullua nga Shqipëria në dy takimet eliminatore të Euro 2024 kundër Çekisë dhe Polonisë, por nuk përfitoi asnjë minutë nga trajneri Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat