Rashkaj: Kosova ka humbur identitetin! Gliha? Gaboi me Zhegrovën

Futboll

Rashkaj: Kosova ka humbur identitetin! Gliha? Gaboi me Zhegrovën

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:38
Rashkaj

Anel Rashkaj 34-vjeçari, anëtar i kombëtares së Kosovës nga viti 2014 deri në vitin 2020, ku luajti 14 ndeshje, foli për skuadrën aktuale.

Situatën e saj dhe çfarë ai mendon se duhet bërë në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

Dhe që të plotësohen pritshmëritë e vendosura.

Anel Rashkaj, futbollisti dardan, i cili luan tek Orgryte në Suedi, të dielën ishte pjesë e emisionit sportiv “Koha Shtesë” 

Çfarë mendime keni për ndeshjen e Kosovës me Zvicrën?

– Ishte ndjenjë e mirë të isha në “Fadil Vokrri” pas një kohe të gjatë dhe ta shikoja ndeshjen. Kemi parë gjëra pozitive, një rezultat i mirë dhe duke parë kundërshtarin që kishim përballë, mendoj që skuadra jonë u tregua e mirë në atë takim. Por, ndeshja me Rumaninë largoi atmosferën që kishim.

Çfarë mendime keni për ndeshjen e Kosovës me Rumaninë?

– Mendoj se ne e kemi pasur parasysh që luajmë me një kundërshtar të fortë, por mendoj që ka detaje ku duhesh të jesh i kujdesshëm në këtë nivel. Dhe normalisht kartoni i kuq për Muriqin, ndikoi për Kosovën.

Kishim raste për të shënuar, mirëpo nuk i shfrytëzuam dhe na penalizoi mungesa e një lojtari, sidomos kur jemi në udhëtim.

Çfarë mendon se duhet të bëjë Kosova për t’u gjetur formën e dëshiruar?

– Kam menduar se kemi rast të mirë kundër Rumanisë, e cila nuk ka më shumë kualitet se ne. Rumania luajti si një grup i fortë. Ende nuk mendoj që kemi gjetur lojën tonë, ende nuk kemi gjetur një identitet.

Duhet të kemi stabilitet, pasi ai mungon dhe nuk shkon nga ndeshja në ndeshje. Ka pasur shumë ndryshime, qoftë tek trajneri apo lojtarët.

Dhe kjo ndikon në arritjen e rezultateve. Duhet të kesh harmoni në fushë për të fituar.

Çfarë mendime keni për trajnerin e Kosovës, Primozh Gliha?

– Është shumë herët të flas për trajnerin e ri, ai ka zhvilluar vetëm dy ndeshje. Përballë Zvicrës ishte një paraqitje pozitive, ndërkohë me Rumaninë ka pasur hapësirë për përmirësime.

Kush mendon ti se duhet të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës?

– Duhet të bëhet të bëhet analizë e thellë, mendimi im është se duhet të flasim dhe të zbulojmë lojën tonë. Dhe të biem dakord, dhe pastaj të gjejmë trajnerin tonë.

Challandes ishte zgjedhje e duhur kur u emërua, pasi kishte disiplinë dhe strategji taktike të zhvilluara. Tani na duhet aspekti taktik dhe profesional.

A mendon se me situatën e krijuar në Rumani ndeshja duhej të vazhdonte rregullisht, çfarë do të kishe bërë ti nëse ishe në pozitën e kapitenit të Kosovës?

– Mendoj që ndeshja nuk duhej të luhej, sepse u vërejt qartë se nuk është në rregull.

Pastaj luhet me standarde të dyfishta. Mendoj se duhej të tërhiqeshim, pasi është vështirë edhe për anën emocionale të lojtarëve që të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat