Formacionet zyrtare të Teuta - Skënderbeu

Futboll

Formacionet zyrtare të Teuta - Skënderbeu

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Teuta luan në shtëpi ndaj Skënderbeut dhe të dyja skuadrat do të synojnë që të marrin maksimumin nga ky takim.

Teuta e Longos duhet të lërë pas turpërimin në Laç dhe vetëm një fitore e ndihmon ndaj Skënderbeut, e nga ana tjetër, korçarët duhet të reagojnë pas humbjes në “Selman Stërmasi”.

Sa i përket formacioneve, Longo ka rikthyer titullar Demirçanin ndërkohë që janë ulur në stol Iljazi dhe Gjinollari. Gvozdenoviç, ka ulur në stol Shaqen dhe Rashicën.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani
TRAJNER. Diego Longo

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj
TRAJNER. Ivan Gvozdenoviç

GJYQTAR: Kreshnik Cjapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat