Ozil zgjedh skuadrën e ëndrrave të Championsit

Futboll

Ozil zgjedh skuadrën e ëndrrave të Championsit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 14:46
Ozil

Ish-ylli i Gjermanisë dhe Arsenal-it, Mesut Ozil, ka zgjedhur skuadrën e tij të ëndrrave të Champions League për këtë sezon.

Megjithatë, tifozët e futbollit janë befasuar nga zgjedhjet e gjermanit.

Ozil, 34 vjeç, ka luajtur 69 ndeshje në kompeticion europian më të rëndësishëm për klube.

Në total, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 26 asiste në ndeshjet e luajtura në Champions League me Schalke, Werder Bremen, Real Madrid dhe Arsenal.

Tani, pasi u tërhoq nga futbolli marsin e kaluar, ai është kthyer në një tifoz dhe ka zgjedhur 11-shen e ëndrrave të këtij sezoni.

Në portë është Manuel Neuer dhe përpara tij, në mbrojtje, janë  Ruben Dias (City), Antonio Rudiger (Real) dhe Sergio Ramos (Sevilla).

Në mesfushë, Ozil ka zgjedhur Rodri (City), Camavinga (Real) dhe Ivan Rakitic (Sevilla).

Saka (Arsenal) dhe Sane (Bayern) janë në krah, ndërsa dyshja e sulmit është formuar nga Mbappe (PSG) dhe Haaland (City).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat