Daja: Ne jemi një ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës

Futboll

Daja: Ne jemi një ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:21
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së tyre në udhëtim te Viktoria Plzen, ekip të cilin e respektojnë shumë, por presin të luajnë të barabartë ndaj tyre edhe pse i cilëson si favorit.

Ballkani do të nis nesër (e enjte) kampanjën në Ligën e Konferencës, pasi luan në udhetim te çekët e Plzenit, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje vlerësohet si e vështirë nga trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja, por sipas tij, Ballkani do të luajë në paraqitet i barabartë për të tentuar një rezultat sa më pozitiv.

“Startojmë me ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Konferencës, ku shorti na ka vënë përballë ekipit favorit, pasi Plzeni dhe Dinamo mbeten favoritët kryesorë të grupit”, ka thënë fillimisht Daja në konferencë për shtyp.

“Plzeni ka një përvojë shumë të madhe në garat evropiane, përfshirë edhe paraqitjet në grupet e Ligës së Kampionëve. Po ashtu, po kalon nëpër një formë të mirë edhe në kampionat”.

“Ne jemi një ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës dhe jemi në ri-formatim e sipër për shkak të largimeve të fundit. Do të jetë një përballje e vështirë, por nuk do të futemi të dorëzuar dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat