Rexhepi kundër së kaluarës

Futboll

Rexhepi kundër së kaluarës

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:52
Rexhepi

I pyetur nëse ka ardhur apo jo momenti i Salit për të luajtur titullar, pas gabimit fatal të Rexhepit në ndeshjen e fundit me Erzenin, trajneri Di Biaxho ka bërë të qartë se situata nuk ka ndryshuar. 

Italiani ka theksuar se në derbi do të luajë Rexhepi, portieri që u shpall kampion me Partizanin sezonin e fundit.

“Nuk e di pse ma bëni këtë pyetje. Sali po bën shumë mirë, por do të luajë Rexhepi.

Nëse dikush gabon, nuk mund të nxirret jashtë. Ndeshjen tjetër do të çoj në shtëpi 11 lojtarë, sepse gabojnë të gjithë…”, ka thënë Di Biaxho me një sens ironie.

Ai ka ‘votëbesuar’ kështu Rexhepin në kuadratin e portës blu, ndërsa Salit i duhet të presë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat