Gliha për mediumin kroat: Dinamo e Zagrebit mund të këtë probleme në Prishtinë

Futboll

Gliha për mediumin kroat: Dinamo e Zagrebit mund të këtë probleme në Prishtinë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:17
Gliha

Selektori i Kombëtares së Kosovës ka dhënë një intervistë kohëve të fundit për mediumin kroat “24 Sata”.

Derisa ai në këtë intervistë ka folur për golat e shënuar sa ishte futbollist i krahut për Kombëtaren sllovene, për të qenit trajner i Kosovës dhe për ndeshjen që Dinamo Zagreb do ta luajë në Prishtinë kundër Ballkanit

“Kroatët me kujtojnë pas atyre golave që shënova në Split kundër Kroacisë. Kam luajtur për Dinamo Zagrebin, në vitin 1991, fatkeqësisht vetëm dy ndeshje shkaku i luftës.

Në Kosovë nuk do të jetë lehtë për Dinamon kundër Ballkanit”, ka thënë ndër të tjera Primoz Gliha.

Askush në Kroaci nuk kanë arritur që të shënojnë tre gola në një ndeshje konkurruese përpos dy personave? Njëri është Theo Walcott, që tani si 34 vjeçar u pensionua kurse tjetri është pensionuar që një kohë dhe të mërkurën bëri një ndeshje humanitare  për SOS Fshatin e Fëmijëve në Leknik dhe ai njihet si “njeriu që luajti me ‘zjarrin’ në Poljub”.

Pra, ky njeri është Primoz Gliha që më 2 prill 1997, tash 55 vjeçari, shënoi tre gola për Slloveninë në Remi në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës që përfundoi 3:3.

“Kam luajtur edhe në ndeshjen e dytë në Lubjanë, por ju lamë të fitoni 3-1, haha “, thotë duke buzëqeshur Gliha.

Por momentin ai është trajneri i Kosovës dhe thotë se ndihet shumë mirë.

“Jam shumë mirë, kam tre vjet që punoj atje dhe janë shumë korrekt. Dhe jeta është pothuajse si në Zagreb “, thotë ai.

Tutje Gliha ka thënë se do të flas me Federatën e Futbollit në Kroaci, e njohur si HNS, për ta organizuar një miqësore, pavarësisht se kontrata e tij skadon në nëntor.

“Do të flas me HNS për të organizuar një lojë miqësore në mars. Edhe pse kam kontratë vetëm deri në nëntor”, ka thënë ai
Vizita në Split me Kombëtaren Sllovene, për të cilën ai luajti nga viti 1992 deri më 1998 ku shënoi 10 gola në 28 paraqitje, nuk është lidhja e vetme me Kroacinë e Glihas. Në vitin 1991 ai kishte kaluar të Dinamo Zagrebi nga Olimpia e Lubjanës.

“Fatkeqësisht, luajta vetëm dy ndeshje, sepse lufta filloi shpejt. Është gjëja më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë. E pashë që ajo po vinte, pak më herët, pasi që në Slloveni zgjati shkurt, por ishte e tmerrshme”.

Pas kësaj Gliha do të bënte karrierë në klubet si Yokohama, Krk, Mura, Chamonix, Izrael, Klagenfurt, ekipin hungarez ZTE… nga viti 1986 deri më 1990 ai luajti për Olimpian dhe përjetoi atë që ne zakonisht dëgjojmë nga njerëzit e vjetër të Dinamos.
Por, për Glihan klubi që e ka zhgënjyer më së shumti është Hajduku i Splitit.

“Dinamo është një klub i madh, si Hajduku, por prisja që Hajduku të ishte më konkurrues, vitet e fundit isha i tronditur dhe i zhgënjyer. Dinamo ishte gjithmonë një klub i madh, vetëm problemi më i madh ishte se në Jugosllavi nuk e lejonin të ishte i pari.

Ah, kështu ishte, në pesë xhirot e fundit nuk mund të dilte kampion dikush që nuk e donin në radhë të parë, ashtu siç nuk mund të eliminohej një klub që “duhej” të qëndronte në ligë. Zlatko Daliqin e njoh që nga fëmijëria, kemi shkëmbyer disa fjalë tani, por Zorislav Srebriqin e njoh shumë mirë sepse kur erdha në Dinamo, ai ishte përgjegjës për ne, lojtarët në krah.

Kujtimet me te bukura? Për korrektësinë e njerëzve, dhe në ato momente shumë të vështira kalova shumë mirë Zagreb. Është një klub xhentëlmenësh.


Por tani si një trajner i Kosovës a i ndjek ai Kombëtaren dhe ligën kroate?

“Tani kemi pak më pak lojtarë nga Liga Kroate sesa më herët, sepse shumë lojtarë kanë lindur jashtë vendit.

Në Kosovë, kohët e fundit kam udhëhequr ndeshjen kundër Zvicrës dhe nuk e kam ditur se ka tensione, pasi që gjysma e lojtarëve tanë kanë lindur atje.

Përfundoi 2:2. Sahitin e njoh nga klubet kroate, por te Kosova për pozicionet në krah ka konkurrencë të madhe. Duket se aty është vendi i sulmuesve të krahut, nëse futbolli do të luajë më krahë, Kosova do të ishte e para derisa është vështirë të gjeni një mesfushorë defansiv, haha!”, tha ai.

Tutje Gliha ka folur edhe për Ceferinin, sllovenin që udhëheq UEFA-në dhe punën e tij ndaj vendeve të vogla të Europës.
“Ceferin ka bërë shumë për vendet më të vogla në Europë. Nëse ai nuk do të ishte aty, të gjitha paratë e UEFA-së do t’i ndanin rreth 20 klube”.

Por Sllovenia ka stadiume më të mira?

“E po, kjo është traditë nga ana jonë. Jemi verior, jeta është pak më e mirë. Edhe pse problemet shoqërisë sllovene janë reflektim edhe në futbollin e saj.

Gjithçka është pasojë e një faktori njerëzor, kudo në botë. Dhe në ish-Jugosllavi, askush nuk shkon në drejtimin e duhur.

Mentaliteti ynë ka nevojë për një kthesë, por është e vështirë kur feja më e rëndësishme në botë është paraja”, thotë Gliha.

Kur flet për Prishtinën, slloveni ka vetëm fjalë të mirë për njerëzit në kryeqytetin e Kosovës
“Në Prishtinë është një jetë e mrekullueshme, njerëzit ju respektojnë pa marrë parasysh se nga jeni”, thotë ai.

Derisa flet për marrëdhëniet me Serbinë, Gliha thotë se për të nuk ka shumë rëndësi politika.

“Tema ime nuk është politika por futbolli, por nuk më duket se njerëzit janë të ngarkuar me të, vetëm kur fillojnë të flasin për të, kur ndodh diçka, atëherë merren me të. Kam jetuar në Izrael për një kohë dhe gjithashtu kam ndarë sportin nga politika”.

Krejt në fund Gliha ka folur për ndeshjen që Dinamo Zagreb pritet ta luajë në Prishtinë kundër Ballkanit më 5 tetor.

“Gjithçka mund të ndodhë. Dinamo ka një skuadër solide, homogjene, por gjithmonë ka probleme brenda, si çdo klub i madh, dhe Ballkani ka një ekip të ri dhe interesant dhe hyn në ndeshje pa ngarkesë, ndaj Dinamo mund të ketë probleme”, ka thënë Gliha për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat