Leao: Ditë e veçantë për të përfaqësuar klubin si kapiten

Futboll

Leao: Ditë e veçantë për të përfaqësuar klubin si kapiten

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:36
Leao

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij kundër Hellas Verona.

Milani dje mundi Veronen (1-0), falë golit të portugezit, i cili kishte edhe shiritin e kapitenit në duel me veronezët.

Reprezentuesi i Portugalisë, pas ndeshjes tha se ishte një ditë e veçantë jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për shiritin e kapitenit. Ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të bashkuar të ecin përpara.

“Ditë e veçantë për të përfaqësuar klubi si kapiten.

Lojë e shkëlqyer nga të gjithë. Le të ecim të bashkuar përpara”, ka thënë Leao.

Pas kësaj fitore, Milan ngjitët në vendin e dytë me 12 pikë aq sa Interi në pozitën e parë, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat