Dimarco: E kemi nisur mirë

Futboll

Dimarco: E kemi nisur mirë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:20
Dimarco

Federico Dimarco, autori i golit të fitores 1-0 të Inter-it në fushën e Empoli-t me një të majtë të mrekullueshme fluturimthi, ka deklaruar pas ndeshjes:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë. E kemi nisur mirë, më pas kemi pasur një rënie, por fatmirësisht kemi gjetur golin dhe kemi marrë tri pikë shumë të rëndësishme”.

– Një nga golat më të bukur në karrierë?

“Ndoshta bashkë me atë të shënuar te Verona kundër Torino-s: e kam parë topin të vinte drejt meje dhe am goditur, fatmirësisht ka shkuar në rrjetë”.

– Je një pikë referimi e Inter-it, por të është dashur shumë punë për të arritur këtu. Çfarë mendon kur kthen kokën mbrapa?

“E vetmja gjë për të cilën jam i kënaqur dhe krenar për atë që kam bërë që kur kam dalë nga sektori i moshave deri tani, ndoshta pika më e lartë e karrierës sime”.

– Marotta ka thënë se duhet të nisin negociatat për rinovimin. Çfarë mendon?

“Mendoj se nuk do të ketë përgjigje të tjera, përveç asaj se dua të rinovoj me Inter-in. Nuk shikoj asnjë problem”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat