​Rrahmani flet për incidentin në ndeshjen Rumani-Kosovë

Futboll

​Rrahmani flet për incidentin në ndeshjen Rumani-Kosovë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:27
​Rrahmani flet për incidentin në ndeshjen Rumani-Kosovë

Të martën, më 12 shtator, Rumania priti Kosovën në stadiumin në “Arena Kombëtare”, në fazën kualifikuese për EURO 2024. Në minutën e 21-të të lojës, gjyqtari Willy Delajod dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes, pasi tifozët vendas kënduan dhe shfaqën pankarta nacionaliste kundër Kosovës.

Pothuajse dy javë më vonë, Albion Rrahmani , ylli i Rapid Bukureshtit dhe reprezentuesi i Kosovës ka folur për mediat romune rreth këtij incidenti ku theksoi se nuk dëshiron të përfshihet në incidentet Rumani-Kosovë, por të fokusohet në futboll.

Është diçka politike, por nuk di çfarë të them. Nuk dua të flas më për këtë temë. Unë jam një futbollist profesionist, bëj punën time, nuk ishte diçka shumë e vështirë për mua. Ne u tërhoqëm në dhomën e zhveshjes, arbitri u kthye, tha se duhet të kthehemi për të luajtur dhe kjo është ajo që bëmë. Nuk përfundoi ashtu siç do të donim. Kemi ndeshje edhe në tetor dhe shpresoj që në ndeshjet në vijim të fitojmë” , tha Albion Rrahmani.

Albion Rrahmani u ble nga Rapid në fillim të gushtit për 600 mijë euro nga Ballkani. Kosovari ka ende kontratë me skuadrën nga Giulesti deri në fund të sezonit 2025/26.

Futbollisti deri më tani ka bërë vetëm katër paraqitje në kampionatin rumun duke realizuar gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat