Prokuroria heton presidentin e Napolit

Futboll

Prokuroria heton presidentin e Napolit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:18
Aurelio De Laurentiis

Telashe për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Prokuroria e Romës ka hapur një hetim ndaj tij, pikërisht për çështje të lidhura me klubin kampion në fuqi të Italisë.

Gjithçka lidhet me blerjen e Osimhen nga Lille, teksa De Laurentiis akuzohet se ka realizuar plusvalenca fiktive në operacionin e transferimit të tij, duke manipuluar kështu bilancin.

Hetimi i transferimit të Osimhen po bëhet edhe nga prokuroria sportive, megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për bilancin e një shoqërie tregtare si klubi i Napolit, në lojë ka hyrë edhe prokuroria e kryeqytetit.

Natyrisht një situatë jo e mirë kjo për Napolin, që edhe në fushën e lojës nuk po arrin rezultatet e dëshiruara, teksa pas vetëm 5 javësh kampionat, e sheh veten 7 pikë larg kreut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat