Skuadra me vlerë 29 milionë euro

Futboll

Skuadra me vlerë 29 milionë euro

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:19
Pamje nga një ndeshje

Ka ende vend për përralla. Ashtu si ajo e Heidenheim, që frekuentoi fushat e Regionalliga Süd (kategoria e katërt) në vitin 2009 dhe tani po zbulon për herë të parë emocionet e Bundesliga-s.

Tre promovime të marra gjithmonë me të njëjtin trajner, Frank Schmidt, dyzetenëntë vjeç, në stol që nga viti 2007 dhe i konsideruar nga pothuajse të gjithë si ambasadori i këtij klubi, që ka një vlerë totale – bazuar në kartonët e lojtarëve të tij – 29 milionë euro.

Asnjë teprim në merkato, pas ngjitjes historike në Bundesliga. Rezultati perfekt, Voith-Arena (15,000 vende) gjithmonë i mbushur plot, fitorja e parë kundër Werder Bremenit (4-2, 17 shtator), katër pikë në pesë javë.

Lideri është Tim Kleindienst, 28 vjeç, qendërsulmues, 25 gola sezonin e kaluar për të festuar promovimin dhe dy (një ndaj Borussia Dortmund dhe një ndaj Werder) në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Tre etapa gjatë karrierës: Energie Cottbus, Freiburg dhe Gent. Në pritje për të gjetur shtëpinë e tij në Heidenheim. Ai është 1.94 metra i gjatë dhe fluturon shumë lart gjatë goditjeve standarde. Gjithashtu, ka dhënë edhe dy asiste në Bundesliga.

Ai ka lindur në Jüterbog më 31 gusht 1995. Ka një kontratë deri në vitin 2027. Ëndrra e tij? Arritja e mbijetesës në Bundesliga, diçka që pak besojnë se është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat