Kërkohet rinovimi i titullarit të kuqezinjve

Futboll

Kërkohet rinovimi i titullarit të kuqezinjve

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:25
Majk Menja

Majk Menja është rikthyer pas dëmtimit të pësuar me Njukasëllin, ndonëse trajneri Pioli nuk do ta rrezikojë sot me Kaljarin.

Gjithsesi, duke qëndruar në Milano, drejtuesit e klubit dhe portieri kuqezi e kanë shfrytëzuar këtë pauzë për t’u ulur dhe biseduar për rinovimin e mëtejshëm të kontratës, më saktë për një blindim të francezit.

Edhe pse akordi aktual skadon më 30 qershor 2026, ideja e Milanit është që ta shtyjë kontratën deri në vitin 2028, kur Majk Menja të jetë 33-34 vjeç.

Fakti që shumë klube të mëdha të Europës kanë nisur të joshin portierin kuqezi, administratori i Milanit, Xhorxho Furlani, ka në plan jo vetëm zgjatjen, por edhe rritjen e pagës, duke kaluar nga 3.3 milionë eurot neto aktuale në të paktën 6.5 milionë.

Tani pritet vetëm fjala e Menjasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat