Pioli: Eksperimentojë me ekipin

Futboll

Pioli: Eksperimentojë me ekipin

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:02
Pioli

Stefano Pioli është më shumë se i kënaqur. Arrin fitoren e dytë radhazi dhe mbi të gjitha merr përgjigje fantastike nga blerjet e reja, por akoma më shumë se kaq Sasuolo i bën një dhuratë të madhe duke ndalur Interin në “San Siro” dhe zeron diferencën mes kushërinjve.

“Dua ta nis pikësëpari me komplimentet e mia për Adlinë, pasi ka që nga 10 korriku që punon për këtë rol të ri dhe ashtu siç ka treguar personalitet në stërvitje, e tregoi edhe dje në fushën e lojës.

Ky djalë ka dashur me forcë që të qëndrojë, aq sa po ju zbuloj se për të rritur nivelin e tij nuk analizon vetëm rivalët me video, por edhe ndeshjet e shokëve të tij për të qenë sa më i kolauduar. Dhe punë shpërblen të gjithë”.

Por nëse Adli rizgjohet pas një vitit në të cilin erdhi me shumë bujë, Milani dje konfirmoi se dy nga 10 fytyrat e reja të këtij sezoni, si Okafor e Loftus-Çik kanë vërtet cilësi të rëndësishme dhe golat e tyre ndaj Kaljarit janë shpërblimi më i mirë.

“Kam një grup të gjerë lojtarësh dhe realisht klubi m’i ka plotësuar të gjitha dëshirat e mia, për cilësitë që kam kërkuar. Ndoshta e di se nuk janë të gjithë në formën maksimale dhe në të tashmen nuk është se mund të kërkoj maksimumin.

Po jam i bindur se e ardhmja do të jetë shumë më pozitive për të gjithë ne, me shpresën se do të kemi edhe më pak dëmtime.

Pse eksperimentova? Sepse unë nuk bëj rotacion vetëm për shkak të kalendarit, por dua t’i mbaj të nxehtë të gjithë lojtarët dhe realisht, ndaj Kaljarit të gjithë u treguan shumë të zotë që e përmbysën që në pjesën e parë sfidë, “ përfundoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat