Kryendeshja Drita - Gjilani

Futboll

Kryendeshja Drita - Gjilani

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së tetë.

Kjo xhiro starton të shtunën pasdite, ku përballen Liria-Malisheva dhe Ballkani-Llapi, sfida këto që parashikohen se do të sjellin duele interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme nga të dy përballjet.

E diela pasdite pritet të jetë edhe më e zjarrtë pasi që luhen edhe tri ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, ku spikat derbi më i madh në vendin tonë, Drita-Gjilani.

Gjithnjë përballjet mes dy rivalëve gjilanas, kanë dhuruar sfida dramatike dhe një sfidë e tillë pritet të jetë edhe në ndeshjen e radhës.

Aktualisht Drita renditet e treta me nëntë pikë, dy më shumë së Gjilani që zë vendin e gjashtë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të së dielës ballafaqohen Dukagjini dhe Feronikeli ’74, kurse, dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës luhet të hënën në Lipjan.

Superliga / Java e Tetë

Të shtunën takohen:

Liria-Malisheva

Ballkani-Llapi

Të dielën takohen:

Drita-Gjilani

Dukagjini-Feronikeli ‘74

Të hënën takohen:

Fushë Kosova-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat