Katër dekada të pandarë! Ja si e kujton shoqërinë Erkan Jusuf me Afrim Latifin

Futboll

Katër dekada të pandarë! Ja si e kujton shoqërinë Erkan Jusuf me Afrim Latifin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:27
Erkan Jusuf me Afrim Latifin

Dikur kanë qenë titullar të padiskutueshëm tek Bashkimi, por të suksesshëm edhe në klubet tjera ku kanë luajtur në Kumanovë.

Fjala është për dy ish-lojtarët të mrekullueshëm të qytetit të Kumanovës, Erkan Jusuf dhe Afrim Latifi që përveç se si shok të pandarë ata e llogarisin njëri-tjetrin edhe si vëllezër.

Të dy lojtarët janë rritur në Kumanovë ku edhe kanë luajtur së bashku nëpër disa skuadra, e sidomos te Bashkimi.

“4 dekada bashk me Afrim Latifin ne te njejtin vend per futbollin Kumanovare.

Si bashklojtare, koleg, trenera, shoke si ne dite te mira ashtu edhe ne dite te keqija shum sfida dhe prap nuk e kursejm veten per sportin dhe rinijen ne Kumanove”, ka shkruar Erkan Jusuf, aktualisht trajner te Shkolla e futbollit Kumanova 2010, ndërsa Afrim Latifi është trajnerii portierëve te Bashkimi i Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat