Mesfushori shqiptar shkëlqen në Gjermani, i shënon dy gola Schalkes

Futboll

Mesfushori shqiptar shkëlqen në Gjermani, i shënon dy gola Schalkes

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:34
Florent Muslija

Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija, është një nga futbollistët më të dalluar të Paderbornit, në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

25-vjeçari u bë protagonist mbrëmjen e sotme, me dopietën e realizuar ndaj Shalkes, në duelin e vlefshëm për javën e 8-të, ku skuadra e Paderbornit, triumfoi me rezultatin 3-1. 

Vendasit kaluan në avantazh me Plate në minutën e 43-të, ndërkohë që Muslija “vulosi” fitoren me dopietën e realizuar në minutat 52 dhe 77.

Fillimisht mesfushori shënoi nga pika e bardhë e penallti, ndërkohë që golin e tretë e realizoi pas asistit të Nadj. Vlen të theksohet fakti se te Paderborn, aktivizohet edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Visar Musliu.  

Për sa i përket Florent Muslija, me dopietën e sotme, ai u ngjit në kuotën e 4 golave në 8 ndeshje, teksa skuadra e tij është pozicionuar në vendin e tretë me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat