Edhe një turp i madh në Serbi kundër Kosovës

Futboll

Edhe një turp i madh në Serbi kundër Kosovës

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 20:48
Pano e turpit

Ndeshja mes Cërvena Zvezdës dhe Radniçkit nisi me një koreografi speciale të tifozëve famëkeq të klubit vendas ‘ Delie’, duke vajtur për anëtarin e tyre terrorist të vrarë në Kosovë, Stefan Nedelkoviq, që ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. 

Ultasit serbë, kanë qëndruar në heshtje deri në minutën e 31-të për Nedelkoviqin. 

Arsyeja sipas mediave ishte se terroristi serb ishte 31 vjeç. 

Të pranishmit pas porte zbuluan edhe një pankartë ku shkruhej “Ende nënat lindin Obiliqa ” dhe pastaj kënduan një këngë për tre terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës. 

Policia e Kosovës para një jave u përballë me mbi 300 terroristë serbë që ishin futur në veri të vendit dhe ishin të armatosur me artileri të rënda.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku humbi jetën në përleshje me terroristët serbë, ku prej tyre zyrtarisht mbetën tre të vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat