Shkëndija nuk i frikësohet Gostivarit  

Futboll

Shkëndija nuk i frikësohet Gostivarit  

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:17
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës të dielën luajnë në transfertë me Gostivarin në kuadër të xhiros së 9-të në elitë e futbollit maqedonas.

“Rrugëtimi i kuqezinjve në edicionin e sivjetshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë të dielën na çon në Gostivar ku do të përballemi me ekipin me të njejtin emër.

Fitorja 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. të dielën në Tetovë na ka kthyer në rrugën e suksesit dhe tani kuqezinjtë kanë qëllim të vazhdojnë me ecurinë pozitive për të ruajtur kreun e renditjes. 

Gostivari me kapital nga Turqia dhe me ambicie të mëdha pas disa viteve është kthyer në shoqërinë elitare dhe pavarësisht shumë përforcimeve në 8-të xhirot e para ka 6-të humbje dhe vetëm dy fitore. Me 6 pikë gostivarasit mbajnë pozitën e parafundit në renditje. 

Përveç Florent Ramadanit dhe Zija Merxhanit që janë më rëndë të lënduar, të gjithë futbollistët tjerë janë gati për lojë dhe stafi teknik do të zgjedhë para ndeshjes formacionin startues që beson të sjellë rezultatin e dëshiruar.

Përballja Gostivari-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar”, njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat