Ylli i Bayernit drejt Realit

Futboll

Ylli i Bayernit drejt Realit

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:44
Flamuri i Realit

Alphonso Davies, një nga lojtarët më të mirë të Bayern Munchen, dëshiron të fillojë një aventurë të re në karrierë gjatë verës së ardhshme.

Pavarësisht se ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Ëndrra e madhe e 22-vjeçarit është të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit.

Dëshirë që konfirmohet edhe nga agjenti i “raketës” së kampionëve të Gjermanisë, Nedal Huoseh, i cili fton “Los Blancos” që të bëjnë një ofertë për lojtarin.

“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies.

Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”, deklaroi menaxheri i lojtarit.

Davies nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me bavarezët dhe po pret ofertën e “Los Blancos”, aty ku do të gjente David Alaban, me të cilin ka miqësi të madhe.

“Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni. Ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës.

Sigurisht që bisedat janë private.

Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, theksoi Househ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat