Drita gati për sfidën në Therandë ndaj Malishevës

Futboll

Drita gati për sfidën në Therandë ndaj Malishevës

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:10
Akis Vavalis

Drita e Gjilani është gati për sfidën e radhës në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi është i v;lefshëm i javës së nëntë (15.00) dhe luhet në stadiumin e Qytetit në Therandë.

Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis, tha se nëse e kanë angazhimin e njejtë do ta vazhdojmë me fitore.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë.

Kur e shikoni FC Malishevën duke luajtur ata kanë një ide të lojës sidomos ofanzive dhe kanë shënuar shumë gola.

Por, kjo do të varet edhe nga qasja jonë, ndeshjen që do ta zhvillojmë dhe angazhimi ynë. Për mua më e rëndësishme është të fitojmë të marrim pikë, sepse e kemi parë se të gjitha ekipet po luajnë në defensivë.

Por, ne do të mundohemi të jemi çdo ndeshje mirë e më mirë", ka thënë Vavalis.
Vavalis theksoi se pas javës me tri ndeshje dhe tri fitoreve kanë qenë të fokusuar jo vetëm në pushim, por edhe ta përgatisin ndeshjen e nesërme.

"E kam ditur, e kam pritur dhe kam besuar. Djemtë kanë reaguar në mënyrën më të mirë.

Gjithsesi, duhet të përmirësohemi taktikisht, në defanzivë edhe pse kemi mbrojtjen më të mirë, por edhe në aspektin sulmues.

Ajo që më gëzon është që djemtë e japin 100% gjë që u shpërblye me rezultate", ka thënë Vavalis.

Vavalis u pyet edhe për rivalin Ballkanin dhe Superligën, për çka uroi këta të fundit për fitoren e mbrëmshme.

"Uroj Ballkanin për fitoren mbrëmë, sepse kjo do të thotë shumë për ligën dhe kampionatin.

Aty është edhe Llapi që janë të përgatitur, por për ne është e rëndësishme t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të luftojmë deri në fund", potencoi Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat