Rexhepi: Fituam plot meritë dhe rezultatet nuk mungojnë

Futboll

Rexhepi: Fituam plot meritë dhe rezultatet nuk mungojnë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:21
Xhengis Rexhepi

Trajneri Xhengis Rexhepi ka thënë se Feronikeli 74 po luan mirë dhe e merituan fitoren e sotme kundër Fushë Kosovës.

Feronikeli 74 fitoi ndaj Fushë Kosovës, 3:0.

“Si skuadër në tërësi bëmë paraqitje të mirë. 5-10 minutat e para të ndeshjes patëm probleme sepse Fushë Kosova në mesfushë ishte agresive.

Me agresivitet u kundërpërgjigjëm dhe me kalimin e kohës, u munduam ta qarkullojmë topin. Jemi të shpejtë në lëvizshmëri të topit.

Posa hyri kjo në sistem, loja na takoi neve dhe e kontrolluam atë. Kemi shënuar tre gola por edhe kemi humbur disa raste. Në përgjithësi, jam i kënaqur me lojën e futbollistëve.

Duam që njësoj të vazhdojmë. Feronikeli po luan mirë, dhe kur luan mirë, rezultatet nuk mungojnë. Fituam me plot meritë”, është shprehur Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat