Capello analizon Milanin

Futboll

Capello analizon Milanin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:36
Capello

Ish-trajneri Fabio Capello, ka analizuar Milan, që pas fitores në Genoa udhëheq i vetëm Serie A. “Ndaj Genoa pashë një Milan që kishte më shumë shpirt loje, më shumë dëshirë dhe sakrificë”, tha Capello.

Në intervistën dhënë për “Gazzetta Dello Sport”, trajneri i njohur italian flet edhe për lojtarët në veçanti. “Leao është i pari, ndoshta edhe i vetmi që është i aftë të vendosë i vetëm ndeshjen. I mjafton një shkëndijë, një gjest”, tha Capello.

“Leao duhet trajtuar ashtu siç është. Duket sikur është në heshtje, por më pas shpërthen dhe vendos ndeshjen me aftësitë që ka”, tha më tej Capello.

Trajneri ka shënjestruar Theo Hernandez, që sipas tij nuk është më i dikurshmi:

“E kam parë që nuk shtyn më në krahë si dikur. Duket sikur luan me frenat e dorës të ngritura. Po luan nën standartet e tij”.

“Milan është kompletuar me lojtarët e duhur këtë verë, lojtarët që i shrbenin trajnerit Pioli.

Të ardhurit janë të gjithë titullarë. Ajo që më befasoi është se ata janë integruar shumë shpejt dhe kjo është meritë e Pioli”, tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat