Visar Musliu: Ne udhëtojmë në Pragë për tre pikë

Futboll

Visar Musliu: Ne udhëtojmë në Pragë për tre pikë

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:27
Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut sot pasdite do të bëjë një fluturim çarter nga aeroporti i Shkupit në ora 16:00 për në Pragë, ku të shtunën (14 tetor) do të përballet me Ukrainën në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

Më shumë se një ndeshje e rëndësishme për skuadrën e Milevskit, të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm me triumf ndaj ukrainasve mund të shpresojnë për pozitën e dytë në tabelë.

“Në grupin tonë, nëse shikoni skuadrat si Anglia, Italia, Ukraina, çdo ndeshje është e rëndësishme. 

Natyrisht, një triumf është gjithmonë i mirëseardhur dhe me atë synim udhëtojmë për në Pragë, ndaj shpresojmë sinqerisht që t'i marrim tre pikët”, - thotë mbrojtësi Visar Musliu para nisjes për në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat