Një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro për ndeshjen Shqipëri - Çeki

Futboll

Një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro për ndeshjen Shqipëri - Çeki

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 19:17
Arlind Sadiku

Edhe disa minuta na ndajnë nga ndeshja shumë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Fitorja eventuale e kuqezinjve me shumë gjasa do ta dërgonte në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Para ndeshjes, atmosfera në Tiranë është e jashtëzakonshme dhe dhjetëra mijëra tifozë gjenden aty.

Gazetari Arlind Sadiku tregoi se si një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro.

Gjithashtu, 20 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat