Një trofe me kombëtaren

Futboll

Një trofe me kombëtaren

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:23
Grealish e southgate

Sulmuesi anglez Jack Grealish shpreson që këtë sezon të ketë sukses edhe me kombëtaren e “3 luanëve”, pas tri trofeve që fitoi sezonin e kaluar me Manchester City. Anglia përgatitet për miqësoren ndaj Australisë, por sulmuesi 28-vjeçar ëndërron që tani për Euro 2024.

“Nuk dua të tingëllojë e çuditshme, por është e vështirë që pasi ke fituar tri trofe brenda një sezoni të mendosh se çfarë do ta kalonte këtë sukses kaq të madh. Ndoshta nëse fiton 4 trofe brenda një sezoni, por u eliminuam nga Carabao Cup javën e kaluar”, tha Grealisht për mediat britanike.

“Të përsëritim këtë sezon atë që bëmë vjet do të ishte një mrekulli.

Vjet kalova një nga sezonet më të mira të karrierës sime, veçanërisht në gjysmën e dytë të saj, kur luaja shumë më tepër, duke luajtur me besim.

Mendoj se tani Anglia ka ekipin perfekt, trajnerin perfekt që na udhëheq, për të fituar edhe këtu”, tha sulmuesi i City.

“Ne jemi afruar në dy raste të trofeu me kombëtaren dhe ndihem sikur po bëhemi më të mirë dhe më të fortë. Ju shikoni lojtarët që kemi në skuadrën tone. Mendoj se një trofe me kombëtaren dhe në këtë rast mendoj prë Europianin, do të ishte po a qi madh si tripleta e sezonit të kaluar. ndoshta më e rëndësishme”, tga Grealish

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat