Sommer: Ja pse zgjodha Inter-in

Futboll

Sommer: Ja pse zgjodha Inter-in

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:26
Sommer

Duke folur në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Yann Sommer iu kthye aventurës së tij te Bayern Munich.

Portieri së fundmi u largua nga Gjermania për t’u transferuar tek Inter-i dhe e justifikoi zgjedhjen e tij me dy përgjigje: së pari situatën konfuze të krijuar tashmë në Mynih, më pas kritikat e mediave gjermane.

Këto ishin shumë të rënda për paraqitjet e lojtarëve.

“Kam përjetuar një situatë jashtëzakonisht ‘të egër’ kur isha te Bayern. Çdo ditë kishte shkarkime, ndryshime. Vërtet shumë trazira dhe probleme të ndryshme.

“Prej aty, megjithatë, mësova se si funksionojnë gjërat te Bayern: zgjedh një ose dy lojtarë dhe më pas mediat shpërthejnë. Pastaj ata zgjedhin dy lojtarë të rinj dhe kështu me radhë, derisa erdhi radha tek unë,” tha Yann Sommer.

Portieri u përball me situatën e vështirë duke u përqendruar te fusha:

“Nuk kisha dëshirë të mbroja veten publikisht. Më e rëndësishmja për mua ishte të luaja dhe të ndihmoja skuadrën të kishte sukses. Për fat të mirë, në fund gjithçka shkoi mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat