Frattesi beson në rezultat pozitiv ndaj Anglisë, flet edhe për Bellingham

Futboll

Frattesi beson në rezultat pozitiv ndaj Anglisë, flet edhe për Bellingham

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:45
Davide  Frattesi

Italia të martën mbrëma rikthehet në "Wembley", ku do të përballet me Anglinë.

“Azurrët” pas fitores ndaj Maltës (4-0), synojnë rezultat pozitiv edhe në duel me “Tre Luanët”.

Mesfushori i Interit, Davide  Frattesi, ka folur për formën e tij të mirë që po kalon me “Blutë”, ku ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e fundit.

“Katër gola në tre ndeshje? Ne duhet të jemi gjithmonë të përqendruar dhe të punojmë 100% sepse puna gjithmonë shpërblehet. Ne edhe në ndeshjet vijuese duhet të japim gjithmonë kontributin tonë. Spalletti është një person që jep më të mirën dhe kërkon maksimumin”, ka thënë Frattesi.

Ai e pranon se Anglia është skuadër e fuqishme, por Frattesi beson se skuadra e tij, mund të marr rezultat të favorshëm në duel me anglezët. Ai lavdëron yllin anglez, Jude Bllingham.

“Anglia është superiore ndaj nesh në nivel individual, por në fushë ne shkojmë me 11 lojtarë. Si e ndaloni Bellingham? Unë mendoj se ai është mesfushori më i fortë së bashku me De Bruyne”, ka theksuar reprezentuesi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat