Lindelof në përkrahje të Pogbas

Futboll

Lindelof në përkrahje të Pogbas

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:21
Pogba

Kapiteni i Manchester United, Victor Lindelof e pranon se ka simpati për ish-bashkëlojtarin Paul Pogba-n.

Mesfushori francez i Juventusit, mund të pezullohet nga loja për një periudhë afategjatë pas testit të dopingut të konfirmuar javën e kaluar.

Lindelof thotë se Pogba po kalon situatë tejet të vështirë.

"Është shumë e trishtueshme për të”, tha suedezi.

“Ai ka pasur disa vite të vështira fillimisht me lëndime. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejtë, sepse ai është një lojtar shumë i mirë”, ka theksuar Lindelof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat