Kane: Ishte një mbrëmje shumë e mirë

Futboll

Kane: Ishte një mbrëmje shumë e mirë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:02
Harry Kane feston me bashkëlojtarin

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Italisë.

“Tre Luanët” mbrëmë mposhtën Italinë (3-1), duke siguruar kualifikimin në EURO 2024.

Kane, i cili shënoi dygolësh në fitoren e madhe të kombëtares angleze, pas ndeshjes tha se ishte një mbrëmje shumë e mirë për Anglinë.

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Ishte një mbrëmje shumë e mirë për ne.

Më duhet t'i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi për angazhimin e tyre”, ka thënë Kane.

“E harruam humbjen dy vite më parë. Vazhduam të luanim dhe tani po mendojmë për Kampionatin e ardhshëm Evropian”, ka theksuar sulmuesi i Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat