Rrezikon më shumë se një vit

Futboll

Rrezikon më shumë se një vit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:57
Tonali

Sandro Tonali, pas rrëfimit para hetuesve dhe prokurorisë federale dhe bashkëpunimit të dhënë në çështjen e basteve, do ta shlyejë sanksionin mjaft shpejt, sipas Gazzetta dello Sport.

Për gazetën, hipoteza më e mundshme është se mund të arrihet një marrëveshje përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Newcastle dhe Borussia Dortmund të planifikuar për të mërkurën e ardhshme.

Mediat në Itali shkruajnë se skualifikimi aktual duhet të jetë një vit apo më shumë, ndoshta me dispozita shtesë më të forta se 5 muajt e Fagiolit.

Kjo sepse Tonali, ndryshe nga mesfushori i Juventusit, do të kishte pranuar se kishte vënë baste për Milanin dhe ndoshta edhe për Brescia përpara transferimit te kuqezinjtë.

Sipas Il Messaggero, skualifikimi mund të prekë edhe 16 muaj, që do të thotë gati dy sezone futbollistike ose të paktën 1 e gjysmë duke hequr muajt e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat