Prishtina kthehet me një pikë nga Drenasi në një finish me tensione

Futboll

Prishtina kthehet me një pikë nga Drenasi në një finish me tensione

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:08
Pamje nga ndeshja

Feronikeli 74 dhe Prishtina ndaj pikë në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Lojë e nivelit mesatar por munguan gola (0:0).

Prishtina kthehet me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Duhet theksuar se në minutën e 86-të, ndeshja është ndërprerë, kur tifozët e Prishtinës janë afruar te porta e Feronikelit 74.

Pas disa minutave ndeshja ka vazhduar.

Pas javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës, Prishtina renditet në vend të 4-të me 13 pikë dhe Feronikeli në të shtatin me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat