Derbi mes Chelseat dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Chelseat dhe Arsenalit, formacionet zyrtare

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 17:38
Pochettino dhe Arteta

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i derbit londinez mes Chelseat dhe Arsenalit.

Në xhiron e fundit, Chelsea e mposhti Burnleyn 4:1, kurse Arsenali fitoi 1:0 ndaj Manchester Cityt.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 20 pikëve, krahas Chelseat që renditet në vendin e 12 me 11 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Arsenali e mposhti 3:1 Chelsean.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean në nuk do të paraqiten Broja, Chalobah, Chilwell, Chukwuemeka, Fofana dhe Lavia, kurse te Arsenali mungon vetëm Timber.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Sanchez; Cucurella, Silva, Colwill, Gusto; Fernandez, Gallagher, Caicedo; Sterling, Mudryk, Palmer

Arsenal (4-3-3): Raya; Saliba, White, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Jesus, Martinelli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat