Reagon Marc Guiu pas golit me Barcelonën: Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi, nuk mund ta besoj

Futboll

Reagon Marc Guiu pas golit me Barcelonën: Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi, nuk mund ta besoj

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 09:40
Marc Guiu

Marc Guiu nuk ka mundur t’i fshehë emocionet pasi shënoi golin e fitores në debutim për Barcelonën ndaj Athletic Bilbaos.

17-vjeçari realizoi gol pasi 23 sekondave që u fut në lojë për Barcelonën, duke zëvendësuar Fermin Lopezin në minutën e 79’.

Nuk mund ta besoj, jam pa frymë. Jam duke e shijuar këtë moment. Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi, dhe rezultoi të jetë perfekt”, u shpreh Guiu.

Sipas Optas, Guiu tani është lojtari më i ri që shënon për Barcelonën në shekullin e 21-të, me 17 vjet e 291 ditë.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Barçës, Xavi, i cili theksoi se vëmendjen e ka gjithmonë te akademia.

“Personalisht më pëlqen Marc Guiu. Gjithmonë kam thënë se nuk e kam problem që të shikoj te lojtarët e La Masias. Duhet t’i japim besim. Kur e sheh se është gati, ti duhet ta fusësh në fushë”, ka theksuar Xavi.

Përndryshe, Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë të mërkurën në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat